
Junta ushtarake e Mianmarit njoftoni se ka arrestuar gati 1,600 shtetas të huaj gjatë pesë ditëve të fundit, si pjesë e një operacioni në shkallë të gjerë që synonte kompleksin Shëe Kokko, një zonë e njohur për aktivitetin e mashtrimit dixhital përgjatë kufirit me Tajlandën.
Sipas raportimeve, bastisjet u zhvilluan nga 18 deri më 22 nëntor.
Zonat kufitare të vendit, të dëmtuara nga vite të tëra paqëndrueshmërie dhe luftimesh, kanë qenë prej kohësh strehë e strukturave të konsideruara si qendra të vërteta kriminale.
Këto janë strehë e grupeve të specializuara në mashtrime romantike dhe biznesi, një sektor i paligjshëm që gjeneron fitime që arrijnë dhjetëra miliardë dollarë në vit.
Administrata ushtarake është akuzuar shpesh se nuk ka arritur të kundërshtojë me vendosmëri zgjerimin e këtij sistemi, por analistët besojnë se kontrollet janë intensifikuar që nga shkurti i kaluar, pas presionit nga Pekini, i konsideruar si mbështetësi kryesor ushtarak i regjimit. (A2 Televizion)
