
Persona të armatosur, mes të cilëve disa kamikazë, kanë shënjestruar selinë e forcave paraushtarake në Peshaëar, në veriperëndim të Pakistanit.
Sipas mediave lokale, një kamikaz e shpërtheu bombën e tij në hyrjen kryesore të ndërtesës, ndërsa një i dytë hyri në kompleks.
"Agjencitë e zbatimit të ligjit, përfshirë ushtrinë dhe policinë, kanë rrethuar zonën dhe po e menaxhojnë situatën me kujdes, pasi dyshojmë se terroristët janë brenda selisë", shpjegoi një zyrtar.
Objekti i shënjestruar ndodhet në një zonë shumë të frekuentuar, pranë një kazerme ushtarake, teksa raportohet për dhjetëra viktima. (A2 Televizion)
