Forcat ruse kanë pushtuar gati 5 mijë kilometër katrorë tokë në2025 dhe kanë ruajtur përparësinë e plotë në fushëbetejë. Kështu pretendon presidenti rus Vladimir Putin, i cili thekson se Rusia kontrollon tani 20perqind të sipërfaqes ukrainase. Komentet shefi i Kremlinit i bëri gjatë një takimi me komandantë të lartë ushtarakë në ditëlindjen e tij të 73, në Shën Petërsburg. Sipas tij forcat ukrainase po tërhiqeshin nga të gjitha sektorët e frontit, dhe pavarësisht përpjekjeve të Kievit për të goditur më në thellësi të Rusisë, situata ne lufte nuk do te ndryshonte.
Tani Forcat e Armatosura Ruse ruajnë një iniciativë të plotë strategjike në fushën e betejës. Këtë vit çliruam pothuajse 5,000 kilometra katrorë 4,900 dhe 212vendbanime”, tha kreu i Kremlinit.
Putin shtoi se objektivët e Rusisë mbeteshin të njëjtat që prej nisjes së operacionin ushtarak; demilitarizimi dhe denazifikimi i fqinjit të vet më të vogël. Edhe gjenerali Valeri Gerasimos, theksoi se ushtria e tyre po avanconte praktikisht në të gjitha drejtimet.
Deklaratat janë një tjetër sinjal se mundësia e një paqeje të negociuar në Ukrainë po bëhet gjithmonë e më e largët.
Komentet erdhën teksa Moska të raportonte një valë sulmesh me dronë të Ukrainës kundër rajonit rus të Belgorod, që siç raportohet kanë shkaktuar të paktën 3 viktima. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se kishte interceptuar mbi 50 dronë ukrainas gjatë natës në 9 rajone rreth vendit.
Ndërkohë Kievi e quan të dështuar ofensivën e fundit të forcave të Moskës, ndërsa thekson se trupat e Kievit kanë shënuar fitore në rajonin e Donjetsk, veçanërisht rreth qytezës së Dobropillia. Presidenti Zelenski tha gjithashtu se ukrainasit kishin fituar terren në rajonin e Sumit. (A2 Televizion)