UNICEF ngre alarmin dhe apelon për armëpushim në Gaza: Në dy vjet 64,000 fëmijë të vrarë ose të gjymtuar

Nga A2 CNN
8 Tetor 2025, 12:47 | Bota

UNICEF ngre alarmin dhe apelon për armëpushim në Gaza: Në dy

"Për më shumë se 700 ditë, fëmijët në Gaza janë vrarë, gjymtuar dhe zhvendosur në një luftë shkatërruese që është një fyerje për njerëzimin tonë”. Kështu deklaroi Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell, sipas të cilës nuk dihet se sa të tjerë kanë vdekur nga sëmundje të ose janë varrosur nën rrënoja.

“Sulmet izraelite në qytetin e Gazës dhe në pjesë të tjera të Rripit të Gazës vazhdojnë.Bota nuk mund dhe nuk duhet ta lejojë që kjo të vazhdojë. Gjatë dy viteve të fundit, sipas raporteve, një shifër marramendëse prej 64,000 fëmijësh janë vrarë ose gjymtuar në të gjithë Rripin e Gazës, përfshirë të paktën 1,000 të porsalindur. Ne nuk e dimë se sa të tjerë kanë vdekur nga sëmundje të parandalueshme ose janë varrosur nën rrënoja”, theksoi ajo.

Shefja e UNICEF-it theksoi se uria vazhdona në Gaza dhe po përhapet drejt jugut ku fëmijët jetojnë në kushte të tmerrshme.

"Uria vazhdon në Qytetin e Gazës dhe po përhapet drejt jugut, ku fëmijët tashmë jetojnë në kushte të tmerrshme. Kriza e kequshqyerjes, veçanërisht tek foshnjat, mbetet e tmerrshme. Muajt ​​pa ushqim të mjaftueshëm kanë shkaktuar dëme të përhershme në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve", shtoi Russell.

Ajo apelon për armëpushim urgjent në Gaza, lirimin e pengjeve dhe kalimin e sigurt, të shpejtë dhe të papenguar të ndihmës humanitare.

"Nevoja për një armëpushim nuk mund të ishte më urgjente. Që nga mëngjesi i së shtunës, sipas raportimeve, të paktën 14 fëmijë janë vrarë, ndërsa bombardimet izraelite vazhdojnë të godasin qytetin e Gazës dhe zona të tjera. UNICEF mirëpret të gjitha përpjekjet që synojnë përfundimin e luftës dhe krijimin e një rruge drejt paqes në Gaza dhe rajon. Çdo plan duhet të çojë në një armëpushim, lirimin e pengjeve dhe kalimin e sigurt, të shpejtë dhe të papenguar të ndihmës humanitare, përmes të gjitha kalimeve dhe rrugëve të disponueshme në masën që është e nevojshme urgjentisht për të gjithë banorët e Gazës, veçanërisht për fëmijët”.

Gjithashtu ajo i ëbri thirrje Izraelit që të sigurojë mbrojtjen e plotë të jetës së të gjithë civilëve.

“E drejta ndërkombëtare humanitare është e qartë: ne i bëjmë thirrje Izraelit të sigurojë mbrojtjen e plotë të jetës së të gjithë civilëve. Mohimi i ndihmës humanitare civilëve është i ndaluar pa mëdyshje. Parimet e dallimit, proporcionalitetit dhe masës paraprake duhet të udhëheqin të gjitha veprimet ushtarake, dhe civilët që nuk munden, nuk do të largohen ose zgjedhin të mos largohen nga zonat e luftimit mbeten civilë dhe duhet të mbrohen në çdo kohë. Çdo fëmijë i vrarë është një humbje e pazëvendësueshme. Për hir të të gjithë fëmijëve të Gazës, kjo luftë duhet të përfundojë tani", përfundoi Russell.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos