Izraeli nuk ndalet, tanket po përparojnë në Gaza

Nga A2 CNN
10 Gusht 2025, 22:44 | Bota

Izraeli nuk ndalet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin nga Rafahi në jug të Gazës. Media izraelite Ynet raporton për një avancim të befasishëm të tankeve në këtë rajon, ku banorët e Gazës janë larguar në panik nga zona.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një konferencë për shtyp njoftoi se qeveria ka dhënë urdhër Forcave të Mbrojtjes Izraelite për të kaluar në fazën vendimtare të operacionit dhe për të marrë kontrollin e fundit mbi bastionet e Hamasit. Prioritet i tyre është zona ku pretendojnë se ndodhen selia qendrore, komandantët dhe infrastrukturat kyçe e Hamasit, shkruan A2 CNN.

Netanyahu e përshkroi Qytetin e Gazës si "kryeqytetin e terrorit", duke theksuar rëndësinë e këtij operacioni për shkatërrimin e strukturave të grupit militant në zonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos