Karabinierët në Venecia kanë arrestuar një 41-vjeçar pasi gjetën një serë të vogël me marijuanë në shtëpinë e tij. Sipas mediave italiane, 41-vjeçari, i cili më parë punonte si punëtor krahu dhe nuk kishte precedent penalë, u shpjegoi oficerëve se kishte filluar të kultivonte marijuanë dhe ta shiste atë për të paguar trajtimin e partneres së tij, e cila vuante nga kanceri në pankreas. Por pasi ajo kishte vdekur, ai nuk dinte çfarë të bënte me atë që kishte mbetur.
Oficerët e policisë u njoftuan nga fqinji i tij dhe i gjetën edhe një qese që përmbante 700 gramë bar si dhe peshore precize dhe çanta të ndryshme.
Burri tregoi historinë e tij edhe gjatë seancës dëgjimore për vërtetimin e arrestit para gjyqtares hetuese Benedetta Vitolo. Gjyqtarja e vërtetoi arrestimin, por gjithashtu urdhëroi lirimin e tij, duke i kërkuar atij të paraqitej çdo ditë në stacionin lokal të karabinierëve.
(A2 Televizion)