“Nuk do vrasim 100 serbë për 1 shqiptar” Deputeti Kamberi i kthehet Vuçiçit: Nuk kërcënoj askënd!

Nga Xhevahir Qardaku
9 Tetor 2026, 12:49 | Politikë

“Nuk do vrasim 100 serbë për 1 shqiptar” Deputeti Kamberi

Reagime të ashpra nga përfaqësuesit politikë shqiptarë në Luginën e Preshevës pas deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Shaip Kamberi, deputet shqiptar në Serbi, deklaroi se nuk ka kërcënuar askënd dhe se angazhimi i tij politik synon barazinë e shqiptarëve, përfaqësimin proporcional dhe zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga Serbia.

“Nuk kam kërcënuar askënd me hakmarrje në emër të kombit tim. Nuk kam kërkuar që për një shqiptar të vriten 100 tjerë”, shkruan Kamberi.

Ai theksoi se nuk kërkon të drejta për shqiptarët duke ua mohuar ato serbëve, por kërkon respektimin e standardeve demokratike dhe europiane.

Në mbështetje të tij, Ragmi Mustafi, këshilltar nga Presheva në Qeverinë e Kosovës, kritikoi gjuhën e Vuçiçit, duke e cilësuar atë si nxitëse të urrejtjes dhe frikësimit ndaj shqiptarëve. Mustafi konfirmoi se çështja e Luginës së Preshevës do të ngrihet në Uashington dhe Bruksel.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos