Mbyllja e luftës, SHBA dhe Ukraina fillojnë takimin në Arabinë Saudite

Nga A2 CNN
11 Mars 2025, 12:47 | Bota

Mbyllja e luftës, SHBA dhe Ukraina fillojnë takimin në

Bisedimet e nivelit të lartë mes delegacioneve të Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara për përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë, kanë nisur në Arabinë Saudite. Bisedimet po zhvillohen teksa është raportuar se të paktën një person është vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve masive me dronë në 10 rajone të Rusisë.

Mbrojtja ajrore ruse ka thënë se i ka rrëzuar 337 dronë ukrainas përgjatë natës. Delegacioni i lartë ukrainas është takuar me diplomatë amerikanë për të diskutuar se si t’i jepet fund konfliktit më të madh në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio është parë i buzëqeshur para mediave, por jo edhe zyrtarët ukrainas që janë ulur në anën tjetër të tavolinës, për të nisur takimin që po zhvillohet në një hotel luksoz. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos