Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sora, në provincën Frosinone të Italisë, ku një 50-vjeçar humbi jetën nga mbytja teksa hante një fetë proshutë gjatë drekës së Pashkëve.
Mediat italiane bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës së drekës, përballë familjarëve me të cilët ai ndante ditën e festës.
Viktima, një invalid i lindur në vitin 1975, ndodhej në shtëpi me prindërit e tij. Ka qenë njëri prej tyre që ka lajmëruar urgjencën, por ekipet e shpëtimit, të cilët kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje së bashku me një patrullë policie, nuk kanë mundur të bëjnë asgjë.
Të gjitha përpjekjet për reanimim ishin të kota dhe 50-vjeçari u deklarua i vdekur nga mbytja. (A2 Televizion)