Një vajzë 14-vjeçare ndërroi jetë pasi u sulmua nga një luan në periferi të Nairobit, kryeqyteti i Kenias, njoftoi Shërbimi i Kafshëve të Egra të vendit (KWS).
Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se Luani e rrëmbeu vajzën nga një kompleks banesash në një fermë pranë Parkut Kombëtar të Nairobit.
Një tjetër adoleshent ngriti alarmin për situatën. Rangers KWS ndoqën gjurmët në një lumë aty pranë, ku gjetën trupin e vajzës.
Luani nuk është gjetur, raporton BBC, por KWS tha se kishte ngritur një kurth për kapjen e tij dhe kishte ekipe në kërkim të kafshës. Në të njëjtën kohë, autoriteti deklaroi se ishin marrë masa shtesë sigurie për të parandaluar sulme të reja.
Parku Kombëtar i Nairobit është vetëm 10 kilometra nga qendra e qytetit dhe është shtëpia e luanëve, buajve, gjirafave, leopardëve dhe cheetahs.
Ai është i rrethuar nga tre anët për të parandaluar që kafshët të dalin në qytet, por është i hapur në jug për të lejuar kafshët të migrojnë brenda dhe jashtë zonës.
Luanët rrallë sulmojnë njerëzit për t'i vrarë ata, shkruan A2 CNN.
KWS gjithashtu raportoi se një burrë 54-vjeçar u vra nga një elefant të shtunën, në një zonë në veri të Nairobit. Elefanti i shkaktoi lëndime të rënda gjoksit, brinjëve dhe organeve të brendshme të burrit, i cili u dërgua në spital, por nuk mbijetoi. (A2 Televizion)