"Më ndalën se po kalon ti", Macron bllokohet në Nju Jork nga autokolona e Trump, e telefonon menjëherë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2025, 12:53 | Bota

"Më ndalën se po kalon ti", Macron bllokohet në Nju

Një incident i pabesueshëm që përfshin Presidentin francez Emmanuel Macron dhe homologun e tij amerikan Donald Trump ndodhi të hënën në mbrëmje në New York, ku po zhvillohet Asambleja e Përgjithshme vjetore e OKB-së.

Kur Macron doli nga ndërtesa e OKB-së pas fjalimit të tij në të cilin, ndër të tjera, njoftoi njohjen e shtetit të Palestinës nga Franca, ai u gjend para një bllokade policore që ishte ngritur ndërsa po lëvizte autokolona e Donald Trump.

Më falni, z.President, gjithçka është mbyllur, trafiku është ndaluar kudo”, i shpjegoi një oficer policie Macronit që dukej i habitur.

Megjithatë, presidenti francez nuk e humbi sensin e humorit pasi telefonoi menjëherë homologun e tij amerikan.

A e merr me mend, po pres në rrugë sepse gjithçka është ndalur për ju”, dëgjohet ti thotë Macron, Trumpit.

Edhe kur kaloi autokolona e presidentit amerikan, vetëm këmbësorët u lejuan të kalonin, ndërsa Emmanuel Macron u kthye në ambasadën franceze në New York në këmbë. Duke iu dhënë mundësia, ai vazhdoi telefonatën me Donald Trump dhe bëri foto me qytetarët që ia kërkuan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos