Me një biletë 3 euro fiton mbi 88 milionë euro në lotari

Nga A2 CNN
20 Mars 2025, 21:45 | Bota

Me një biletë 3 euro fiton mbi 88 milionë euro në lotari

Një fitore e jashtëzakonshme në SuperEnalotto u realizua në Romë dhe fituesit i buzëqeshi fati pasi goditi numrin 6. Bileta fituese, me vlerë 3 euro, u regjistrua në pikën e shitjes Sisal Angeletti Marco në via della Giustiniana 271, në zemër të kryeqytetit.

Bileta fituese u luajt duke përdorur modalitetin "Quick Pick", e cila lejon sistemin të zgjedhë automatikisht numrat për lojtarin. Lojtari i SuperEnalotto fitoi 88 milionë euro, duke kombinuar numrat fitues: 36, 40, 49, 54, 66, 83, J 14, SS 44.

Ky kombinim me fat numrash i ka sjellë një fitore jetësore lojtarit, i cili do të mund të gëzojë një shumë të konsiderueshme parash falë kësaj rastësie të jashtëzakonshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos