Kush është lideri i vetëm në BE që nuk riafirmon mbështetjen për kufijtë e Ukrainës

Nga A2 CNN
20 Mars 2025, 14:43 | Bota

Kush është lideri i vetëm në BE që nuk riafirmon

Ditën e sotme në Bruksel do të mbahet Samiti i Bashkimit Evropian, ku pritet të diskutohet për të ardhmen e Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, të gjithë liderët e BE-së, me një përjashtim, kanë mbështetur një deklaratë që rikonfirmon "mbështetjen e palëkundur të bllokut për integritetin territorial të Ukrainës".

Përjashtim bën vetëm kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, raportojnë mediat e huaja, shkruan A2 CNN.

Nuk është një lajm befasues, pasi ai është shpesh një ‘gjemb’ në krahun e BE-së që nuk pajtohet me liderët e tjerë evropianë.

Ai është dashamirës ndaj Putinit dhe vitin e kaluar u takua me të për të diskutuar një marrëveshje të mundshme paqeje në Ukrainë, shumë kohë përpara raundit të fundit të bisedimeve për armëpushim të nisura nga kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos