Me pranga në këmbë dhe veshje burgu, Maduro nuk pranon fajësinë: Jam president, SHBA më rrëmbeu

Nga A2 CNN
5 Janar 2026, 18:41 | Bota

Me pranga në këmbë dhe veshje burgu, Maduro nuk pranon

“Jam presidenti i Venezuelës dhe nuk pranoj fajin”. Kështu Nikolas Maduro u paraqit për herë të parë në Gjykatën e Nju Jorkut, ku u njoh me aktakuzën e tij, duke përfshirë përfshirje në narkoterrorizëm dhe posedim të armëve dhe pajisjeve shkatërruese.

Presidenti i rrëzuar i Venezuelës doli para trupës gjykuese në Manhatan i veshur me një bluzë ngjyrë blu, me pantallona burgu ngjyrë portokalli, këmbët e prangosura, ndërsa u pa në sallë teksa mbante shënime. Ngjashëm veproi edhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores.

Nicolas Maduro iu prezantua gjyqtarit Alvin Hellerstein në spanjisht. Ai shtoi se ishte në sallën e gjyqit “i rrëmbyer”, jo me vullnet të lirë. “U kapa në shtëpinë time në Karakas”, tha Maduro, sipas asaj që raportojnë mediat amerikane.

Në sallën e gjyqit, Maduro mban kufje, me sa duket për përkthim. Ish-udhëheqësi venezuelian nuk flet anglisht, raporton CNN.

Mediat amerikane raportojnë se në sallën e gjyqit, Maduro qëndron pranë avokatit të tij Barry Pollack, ndërsa gruaja e tij, Cicli Flores, është ulur afër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos