Më shumë anije po kalojnë përmes Kanalit të Panamasë për shkak të luftës me Iranin

Nga A2 CNN
29 Prill 2026, 11:50 | Bota

Më shumë anije po kalojnë përmes Kanalit të

Drejtori financiar i Autoritetit të Kanalit të Panamasë ka deklaruar se rreth 300 anije shtesë kanë kaluar përmes kësaj rruge ujore që lidh Oqeanin Atlantik me atë Paqësor që nga tetori, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Pritshmëria është që kjo të vazhdojë derisa situata në Lindjen e Mesme të zgjidhet,” tha Victor Vial gjatë një takimi, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Rritja e trafikut vjen në një kohë kur Ngushtica e Hormuzit është mbyllur, duke bërë që anijet tregtare të devijojnë rrugët e tyre. Shumë prej tyre po përdorin Kanalin e Panamasë për të transportuar mallra që janë ridrejtuar ose janë blerë nga vende të tjera, për të shmangur kalimin pranë brigjeve të Iranit, përcjell A2CNN.

Çmimi mesatar për të kaluar përmes kanalit varion nga 300,000 deri në 400,000 dollarë, në varësi të llojit të anijes. Sipas raportimeve të Associated Press (AP), disa anije po paguajnë deri në 425,000 dollarë shtesë për të siguruar kalim urgjent në këtë rrugë strategjike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos