Medalje e yllit të artë, Putin nderon ushtarët që kanë luftuar në Ukrainë

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2023, 08:30 | Bota

Medalje e yllit të artë, Putin nderon ushtarët që kanë

Presidenti rus, Vladimir Putin, nderoi një grup ushtarësh që kanë luftuar në Ukrainë, me medaljet e yllit të artë. Ceremonia u zhvillua në Qendrën e Komandës së Mbrojtjes Kombëtare, siç tha në një njoftim, Ministria Ruse e Mbrojtjes.

Putin vizitoi nga afër, bashkë me ministrin Sergei Shoigu dhe shefin e përgjithshëm, Valeri Gerasimov, edhe një ekspozitë me armët më të fundit ruse dhe pajisjet ushtarake, që ushtria e tij do të përdorë së shpejti në luftën në Ukrainë.

Në të spikasin dronët edhe armët e vogla, si dhe automjetet për terren të vështirë apo pajisje për evakuim, në rast të lëndimit të personelit ushtarak në fushëbetejë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos