I dërguari special i SHBA: Armëpushimi me Hezbollah është “fillimi i një rruge”

Nga A2 CNN
17 Prill 2026, 10:40 | Bota

I dërguari special i SHBA: Armëpushimi me Hezbollah është

Tom Barrack, i dërguari special i SHBA-së për Sirinë dhe ambasador në Turqi, deklaroi të premten në një konferencë diplomatike se “madhështia” e armëpushimit midis Izraelit dhe Hezbollah në Liban qëndron në faktin se ai i dha fund “vrasjeve të pakuptimta”.

“Ajo që ndodhi dje ka një rëndësi të veçantë sepse ndaloi vrasjet e pakuptimta, dhe presidenti Donald Trump dhe sekretari Marco Rubio ndërhynë fuqishëm duke thënë se kemi nevojë për një pauzë,” tha Barrack në konferencën e mbajtur në Antalya, në jug të Turqisë.

“Ky është vetëm fillimi i një rruge dhe armëpushimet janë shumë delikate, sepse të gjithë kanë treguar mungesë besueshmërie,” shtoi ai.

“Të gjithë janë të lodhur nga kjo luftë absurde. A do të qëndrojë armëpushimi? Çfarë do të bëjmë më tej? Janë hapa të vegjël,” përfundoi Barrack. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos