Drejtori në detyrë i Agjencisë së Emigracionit dhe Doganave, ICE, po largohet nga posti. Todd Lyons do të japë dorëheqjen më 31 maj.
Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, e bëri njoftimin të enjten, duke e cilësuar Lyons një lider të shkëlqyer. Ky i fundit kishte për detyrë të mbikëqyrte agjendën e deportimeve masive të presidentit Donald Trump.
Më herët gjatë së enjtes, Lyons dëshmoi para një nënkomiteti të Dhomës së Përfaqësuesve, ku iu përgjigj pyetjeve për numrin e vdekjeve në paraburgimin e ICE, ndër çështje të tjera.
Nuk u dha një arsye për largimin e tij të pritshëm dhe nuk është e qartë se kush do ta zëvendësojë atë. ICE ka qenë pa një drejtues të konfirmuar nga Senati që nga administrata Obama. (A2 Televizion)