Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni shprehu gëzim të veçantë për rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve parlamentare në Francë dhe fitoren e Marine Le Pen. Sipas saj, "demonizimi" i ekstremit të djathtë nuk funksionon më.
"Përpjekja e vazhdueshme për të demonizuar njerëzit që nuk votojnë majtas (...) është një kurth në të cilin po bien gjithnjë e më pak," tha Meloni për agjencinë e lajmeve Adnkronos , duke shtuar: "E pamë në Itali, e shohim gjithnjë e më shumë në Evropë dhe Perëndim”.
Megjithëse partitë e ekstremit të djathtë mbeten të ndara në Parlamentin Evropian, Georgia Meloni dhe Marine Le Pen e ID-së së ekstremit të djathtë kanë treguar gatishmëri për t'u afruar.
“Kursi i Marine Le Pen është interesant. Në këtë periudhë, ne disa herë e kemi gjetur veten në një mendje”, tha së fundmi kryeministrja italiane.
Nga ana e saj, Marine Le Pen ka qenë më e guximshme, duke e ftuar Melonin të bashkëpunojë për formimin e grupit të zgjeruar të krahut të djathtë, i cili, nëse do të ndodhte, do të shkaktonte potencialisht riorganizime të mëdha në politikën e botës. (A2 Televizion)