Merz telefonon Netanyahun, i kërkon “të ulë dorën” me sulmet ndaj Iranit

Nga A2 CNN
19 Qershor 2025, 17:53 | Bota

Merz telefonon Netanyahun, i kërkon “të ulë

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, gjatë së cilës Merz ka bërë thirrje për përmbajtje në fushatën ushtarake të Izraelit kundër Iranit, tha një burim nga qeveria gjermane për agjencinë Reuters të enjten.

Gjatë telefonatës të mërkurën në mbrëmje, Merz shprehu mbështetjen e Gjermanisë, në parim, për sulmet ushtarake të Izraelit ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit, por theksoi rëndësinë e kërkimit të zgjidhjeve diplomatike për konfliktin, sipas burimit, përcjell A2 CNN.

Gjermania planifikon të presë bisedime bërthamore me partnerët e saj europianë dhe ministrin e jashtëm iranian në përfaqësinë e përhershme të saj në Gjenevë ditën e premte, tha një burim për Reuters të mërkurën, me qëllim marrjen e garancive nga Irani se programi i tij bërthamor përdoret vetëm për qëllime civile.

Çfarë po ndodh?

• Një valë e re raketash iraniane goditi sot Izraelin, dhe sipas autoriteteve, një spital i madh në jug pësoi “dëme të konsiderueshme”. Irani deklaroi se synoi një park teknologjik aty pranë, që sipas tij përdorej nga ushtria izraelite. Ndërkohë, Izraeli ka sulmuar objektin bërthamor “joaktiv” në Arak të Iranit, por nuk raportohet për dëme të mëdha.

• Ministri izraelit i mbrojtjes deklaroi se udhëheqësi suprem i Iranit nuk mund të lejohet të “vazhdojë të ekzistojë”. Ai ka urdhëruar ushtrinë izraelite të “intensifikojë sulmet” ndaj objektivave iraniane.

• Presidenti Donald Trump ka shqyrtuar planet e sulmeve ndaj Iranit, por po pret të shohë nëse Teherani do të tërhiqet nga programi i tij bërthamor, tha një burim për CNN. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka falënderuar SHBA-në për “ndihmën e madhe” në këtë konflikt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos