Mesazhi i ashpër i Trump për kompanitë e naftës: Mbani çmimet të ulëta, po ju vëzhgoj!

Nga A2 CNN
23 Qershor 2025, 16:12 | Bota

Mesazhi i ashpër i Trump për kompanitë e naftës: Mbani

Donald Trump u ka lëshuar një paralajmërim të ashpër kompanive të naftës që mund të përfitojnë nga trazirat në Lindjen e Mesme dhe të rrisin çmimet.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Departamentit të Energjisë të SHBA-së të përshpejtojë shpimet.

"Të gjithë mbajini çmimet e naftës të ulëta. Po ju vëzhgoj! Po luani lojën e armikut. Mos e bëni!", tha presidenti i SHBA-së në një postim në Truth Social.

Ndërkohë në një postim tjetër tha: “Për Departamentin e Energjisë: shponi, shponi, shponi. Dhe bëjeni TANI, e them me bindje." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos