Mijëra pasagjerë mbeten të bllokuar, falimenton kompania ajrore

Nga A2 CNN
30 Shtator 2025, 10:24 | Bota

Mijëra pasagjerë mbeten të bllokuar, falimenton kompania ajrore

Kompania ajrore islandeze me “Play Airlines” ka ndërprerë të gjitha operacionet me efekt të menjëhershëm, duke shpallur falimentimin dhe duke lënë pa punë rreth 400 punonjës. Fluturimet nga aeroportet e Londrës Stansted dhe Liverpool drejt Reykjavikut janë anuluar, duke shkaktuar kaos për mijëra pasagjerë të cilët tashmë duhet të gjejnë mënyra alternative për të udhëtuar.

Në një deklaratë në faqen zyrtare, kompania tha: “Fly PLAY hf. ka ndërprerë operacionet dhe të gjitha fluturimet janë anuluar. Ju këshillojmë të kontrolloni opsione të tjera me kompani të ndryshme ajrore, disa prej të cilave mund të ofrojnë tarifa shpëtimi”.

Mijëra pasagjerë mbeten të bllokuar, falimenton kompania ajrore

Autoriteti i Aviacionit Civil në Mbretërinë e Bashkuar këshilloi pasagjerët të kontrollojnë faqen e tij për informacionet më të fundit, ndërsa atyre që kanë blerë bileta me kartë krediti iu sugjerua të kontaktojnë bankat e tyre. Për ata që kanë rezervuar paketa turistike me akomodim, përgjegjësinë do ta mbajnë agjencitë e udhëtimit, shkruan A2 CNN.

Bordi i kompanisë shpjegoi se vendimi erdhi si pasojë e performancës së dobët financiare, rënies së shitjes së biletave pas lajmeve negative dhe mosmarrëveshjeve të brendshme. Play, e themeluar në vitin 2019 nga ish-drejtues të WOW Air, kishte si synim ofrimin e fluturimeve të lira me bazë në aeroportin ndërkombëtar Keflavík në Reykjavik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos