Ministri i Jashtëm i Hungarisë ka njoftuar se ditën e nesërme do të vizitojë Uashingtonin.
Sipas mediave të huaja, Peter Szijarto nuk përmendi se me kë do të takohej kur bëri njoftimin gjatë një konference për shtyp të transmetuar në faqen e tij në Facebook.
Kjo lëvizje vjen pasi Donald Trump tha se do të takohej me Presidentin rus Vladimir Putin në Budapest, pasi udhëheqësit zhvilluan një telefonatë që zgjati dy orë javën e kaluar.
Kujtojmë se Hungaria është e rrethuar nga anëtarët e NATO-s, Rumania, Kroacia, Sllovenia dhe Sllovakia, shkruan A2 CNN.
Gjithashtu Hungaria kufizohet me Serbinë dhe Austrinë, si dhe me Ukrainën perëndimore. Të gjitha vendet përreth Hungarisë janë në marrëveshje me Gjykatën Ndërkombëtare Penale, e cila lëshoi një urdhër arresti për Putinin në vitin 2023.
Megjithatë, vetë Hungaria nuk ka marrëveshje me GJND, megjithëse Kremlini tha javën e kaluar se nuk ishte e qartë se si do të udhëtonte Putini për bisedime. (A2 Televizion)