Ukraina ka dërguar më shumë se 200,000 dronë të prodhimit vendas në vijat e frontit deri më tani këtë muaj, sipas ministrit të saj të Mbrojtjes.
Sipas mediave të huaja, Rustem Umerov tha: "Përkrah pajisjeve nga partnerët tanë, gjithnjë e më shumë armë të prodhimit ukrainas po veprojnë tashmë në vijën e frontit, një përpjekje e përbashkët e mbrojtësve dhe prodhuesve."
Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë gjithashtu se Ukraina synon të prodhojë të paktën 30,000 dronë me rreze të gjatë veprimi vitin e ardhshëm, të cilët mund të përdoren për të shënjestruar anijet luftarake ruse, bazat detare, fushat ajrore dhe rafineritë e naftës.
Kievi është mbështetur në dronë të tillë gjatë gjithë luftës për të dëmtuar objektivat strategjike dhe ushtarake ruse prapa vijës së frontit, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, ka premtuar se di gjejë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, sapo të marrë detyrën.
Mijëra persona, civilë e ushtarakë, kanë humbur jetën në Ukrainë që nga shkurti i vitit 2022, pas agresionit të pajustifikuar të Rusisë mbi fqinjin e saj perëndimor, shkruan A2 CNN.
(A2 Televizion)