Forcat izraelite kanë vrarë dy persona dhe kanë plagosur 17 të tjerë në Libanin jugor, ka thënë Ministria libaneze e Shëndetësisë.
Sipas mediave të huaja, kjo vjen një ditë pasi Izraeli vrau 22 njerëz në rajon, pasi kaloi afati për tërheqjen e ushtarëve dhe mijëra njerëz u përpoqën të ktheheshin në shtëpitë e tyre në kundërshtim me urdhrat ushtarakë izraelitë, thanë autoritetet libaneze.
Izraeli tha të premten se kushtet e marrëveshjes së armëpushimit që i dha fund luftës së tij me Hezbollahun nuk ishin zbatuar plotësisht nga shteti libanez, që do të thotë se trupat izraelite do të qëndrojnë përtej të dielës, pa thënë për sa kohë.
Izraeli fajësoi vonesat për dështimin e ushtrisë libaneze për t'u vendosur në zonë, ndërsa ushtria libaneze akuzoi Izraelin për ngecje të tërheqjes së tij, duke e komplikuar dislokimin e forcave.
Libani më vonë ra dakord të zgjasë afatin e tërheqjes së ushtarëve deri më 18 shkurt, shkruan A2 CNN.
(A2 Televizion)