Shërbimi inteligjent i Moskës, FSB, ka njoftuar dëbimin e dy diplomatëve britanikë të akuzuar për "spiunazh". Bëhet fjalë për sekretarin e dytë të ambasadës dhe bashkëshortin e sekretarit të parë, të cilët do të duhet të largohen nga Rusia "brenda dy javësh" .
FSB thotë se ka "zbuluar prova se këta diplomatë po kryenin aktivitete subversioni dhe inteligjence që kërcënojnë sigurinë e Federatës Ruse". Vendimi iu komunikua një përfaqësuesi të Ambasadës Britanike në Moskë, i cili u thirr në Ministrinë e Jashtme.
Në gjashtë muajt e fundit kanë ndodhur edhe dy episode të tjera të ngjashme. Në shtator, gjashtë punonjës të departamentit politik të ambasadës britanike u dëbuan, përsëri me akuzën e spiunazhit. Në fund të nëntorit i njëjti vendim u mor edhe për sekretarin e dytë të misionit diplomatik.
E menjëhershme dhe e ashpër ishte edhe përgjigja e Londrës, e cila dënoi Rusinë për dëbimin, duke i quajtur akuzat e bëra nga Moska "shpifje dhe të pabaza", sipas një shënimi nga Ministria e Jashtme. (A2 Televizion)