Moska kundër trupave në Ukrainë, Von der Leyen: Siguria e të gjithë Evropës është në rrezik

Nga Erjon Dervishi
4 Shtator 2025, 19:59 | Bota

Moska kundër trupave në Ukrainë, Von der Leyen: Siguria e të

Në reagimin e saj, Rusia ka bërë të ditur se nuk do të pranojë kurrë vendosjen e trupave të huaj në Ukrainë. Në një reagim për mediat, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka bërë me dije se “Rusia nuk do të diskutojë një ndërhyrje të huaj në Ukrainë në asnjë formë apo format”.

“Ndërhyrje që është thelbësisht e papranueshme dhe minon çdo lloj sigurie. Mendoj se duhet ta sjellë në vëmendjen e tyre, në mënyrë që herën tjetër që duan të diskutojnë këtë çështje, të kenë tashmë një qëndrim rus si një të dhënë”, thekson ajo.

Ndërkohë, sipas shefes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, takimi në Paris ishte një takim vendimtar, shkruan A2.

"Ky ishte një takim vendimtar, sepse të gjithë e dimë se e ardhmja dhe siguria e të gjithë kontinentit janë në rrezik. Udhëheqësit mbështetën punën e Shefave të Shtabit të Mbrojtjes dhe ministrave të mbrojtjes”, tha Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në fund të takimit në Paris. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos