Takimi në Paris, Gjermania: Ukraina dhe Evropa e informuan Trump për bisedimet

Nga A2 CNN
4 Shtator 2025, 18:41 | Bota

Takimi në Paris, Gjermania: Ukraina dhe Evropa e informuan Trump për

Pas takimit të tyre në Paris sot, Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë e informuan Presidentin Donald Trump mbi diskutimet, sipas një zëdhënësi të qeverisë gjermane.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ata thanë se Evropa shpreson që Uashingtoni do të vazhdojë të kontribuojë ndjeshëm në përpjekjet për të mbështetur Ukrainën.

Zëdhënësi përsëriti gjithashtu gatishmërinë e Evropës për të kontribuar në garancitë e sigurisë së Ukrainës, shkruan A2 CNN.

“Evropianët janë të përgatitur të japin një kontribut vendimtar për garanci të forta sigurie për Ukrainën pas një zgjidhjeje të negociuar. Gjermania do të luajë rolin e saj”, tha zëdhënësi në një deklaratë.

"Fokusi duhet të jetë në financimin, armatosjen dhe trajnimin e forcave të armatosura ukrainase", përfundoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos