Trump thirrje udhëheqësve evropianë: Mos blini më naftë ruse!

Nga A2 CNN
4 Shtator 2025, 19:33 | Bota

Trump thirrje udhëheqësve evropianë: Mos blini më naftë

Presidenti Donald Trump iu bashkua një telefonate në një samit të aleatëve të Ukrainës në Paris më herët gjatë ditës së sotme.

Sipas mediave të huaja, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka zbuluar atë që tha Presidenti Trump gjatë kësaj telefonate.

Sipas tij, Presidenti Trump theksoi se Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse që po financon luftën, shkruan A2 CNN.

Kjo deklaratë vjen pasi Rusia mori 1.1 miliardë euro në shitje karburanti nga BE në një vit. Presidenti theksoi gjithashtu se udhëheqësit evropianë duhet të ushtrojnë presion ekonomik mbi Kinën për financimin e përpjekjeve të luftës së Rusisë.

Kujtojmë se në taimin e sotëm të zhvilluar në Paris, ishte prezent edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos