Udhëheqësit e Kinës dhe Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe Xi Jinping u ulën për një takim sot.
Sipas mediave të huaja, ky takim vjen një ditë pasi Kim Jong Un ishte një nga të ftuarit e Xi Jinping në një paradë ushtarake në Pekin, ku i pranishëm ishte edhe Vladimir Putin.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, tha se bisedimet do të "kanë rëndësi të madhe", shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se dhëheqësi i Koresë së Veriut, i cili ka dërguar rreth 15,000 ushtarë për të luftuar për Rusinë, udhëtoi me tren për në Kinë në një vizitë të rrallë jashtë vendit. (A2 Televizion)