Moska: Nuk ka perspektivë serioze për diplomacinë në Ukrainë

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2025, 18:13 | Bota

Moska: Nuk ka perspektivë serioze për diplomacinë në

Ambasadori i Rusisë në OKB ka lexuar një deklaratë të gjatë mbi luftën në Ukrainë në takimin e Këshillit të Sigurimit në Nju Jork.

Sipas mediave të huaja, Vassilli Nebenzia edhe një herë i hodhi ‘ujë të ftohtë’ përpjekjeve të vazhdueshme të udhëhequra nga SHBA-të për të arritur një armëpushim sipas kushteve të pranueshme për të dyja palët.

Ai tha: "Mendoj se sot askush nuk ka dyshime se Rusia do t'i arrijë objektivat e operacionit të saj të posaçëm ushtarak... pyetja e vetme është nëse do ta bëjmë këtë ushtarakisht apo diplomatikisht?”.

"Ne përsërisim se preferojmë kursin e dytë. Megjithatë, për shkak të veprimeve nga ana e skifterëve europianë që synojnë të minojnë përpjekjet tona, ne nuk shohim ndonjë perspektivë serioze për këtë", shtoi Nebenzia, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos