Moti i keq gjunjëzon Italinë: Liqeni Kuomo del nga shtrati, përmbytje në Milano dhe Venecia

Nga A2 CNN
31 Tetor 2023, 22:32 | Bota

    Moti i keq gjunjëzon Italinë: Liqeni Kuomo del nga shtrati,

    Moti ekstrem ka goditur sot një pjesë të madhe të veriut të Italisë, duke bërë që, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, liqeni i Komos të dalë nga shtrati.

    Në Milano, një rrebesh i madh shkaktoi pezullimin e linjës së metrosë "tre" dhe linjave të autobusëve të qytetit, ndërsa dega Seveso u përmbyt.

    Në Venecia, efektet e fenomenit të baticës ishin të kufizuara falë barrierave artificiale të sistemit "Mose". Moti i keq në rajonin Emilia Romagna shkaktoi shembjen e pjesshme të dy urave jashtë qyteteve Parma dhe Piacenza.

    Rrjedhat e vrullshme të ujit thuhet se rrëmbyen një burrë, i cili sapo ishte larguar nga shtëpia e tij. Në zonën më të gjerë të Piacenza, rreth 20 shtëpi të përmbytura u evakuuan.

    Sipas parashikimeve të meteorologëve moti i keq në Itali do të vazhdojë edhe në dhjetë ditët e ardhshme.

      (A2 Televizion)

    A2 CNN Livestream

    Latest Videos