“Mrekulli që jam gjallë”, flet pasagjeri që nuk mundi të hipte në avionin që u rrëzua në Brazil. Lula shpall 3 ditë zie

Nga A2 CNN
10 Gusht 2024, 08:52 | Bota

“Mrekulli që jam gjallë”, flet pasagjeri që nuk mundi

Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva ka dekretuar tri ditë zie kombëtare në kujtim të 61 viktimave që humbën jetën në rrëzimin e avionit që ndodhi në Vinhedo të shtetit të Sao Paulos.

Modeli ATR-72 me dy motorë në pronësi të kompanisë braziliane Voepass u ngrit pa probleme në orën 11.50 të mëngjesit me orën nga aeroporti Cascavel, në shtetin Parana, në Brazilin jugor drejt aeroportit Guarulhos ku nuk mbërriti kurrë. Avioni u rrëzua në oborrin e një shtëpie në Vinhedo.

“Mrekulli që jam gjallë”, flet pasagjeri që nuk mundi

Një grup pasagjerësh mbërritën me vonesë dhe nuk arritën të hipnin në fluturim në minutën e fundit. “Është një mrekulli që jam gjallë dhe falënderoj zyrtarin që nuk më lejoi të hipja në bord”, tha njëri prej tyre për shtypin vendas.

Ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për të rikuperuar mbetjet, ekspertët kanë filluar të vënë në dyshim shkaqet e mundshme, duke përfshirë formimin e ngricave në krahë për shkak të rënies së shpejtë të temperaturave në shtetin e Sao Paulos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos