Një avion me 62 persona në bord është rrëzuar në shtetin brazilian të Sao Paulo. Guvernatori i Sao Paulos, Tarcisio de Freitas është shprehur se të gjithë në bord kanë ndërruar jetë, ndërsa informacioni i njëjtë raportohet edhe nga mediat lokale.
Avioni turboprop model ATR-72, me dy motorë, po fluturonte nga Cascavel në shtetin jugor të Paranas për në aeroportin kryesor në qytetin e Sao Paulo.
Breaking: A Voepass airlines plane has crashed near São Paulo, Brazil. The cause of the crash is unclear. pic.twitter.com/NKqm86Bo12
— PM Breaking News (@PMBreakingNews) August 9, 2024
Avioni u rrëzua mbi qytetin e Vinhedo, citohet të ketë njoftuar linja ajrore Voepass. Të dhënat nga portali FlightRadar24 tregojnë se avioni u ngrit në orën 11:56 dhe u rrëzua në orën 13:22 me orën lokale.
Një minutë para rrëzimit avioni ishte në një lartësi mbi 5200 metra dhe ora e pritur e mbërritjes në Guarulhos ishte 13:30, ndaj besohet aksidenti ka ndodhur gjatë fazës së uljes.
Close up footage of a passenger plane crash in Brazil pic.twitter.com/jnaJ9KKTlb
— Kryptic Canuck (@garydmps) August 9, 2024
Avioni u rrëzua në Rua João Edueta, pranë autostradës "Miguel Melhado de Campos" dhe sipas autoriteteve komunale të Vinhedo ka rënë mbi një banesë.
Linja ajrore tha se nuk mund të konfirmonte statusin e personave në bord, apo se si ndodhi aksidenti, por pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë avionin që zbret vertikalisht, duke bërë disa spirale teksa bie në tokë.
BREAKING: VIDEO OF CRASH SITE OF COMMERCIAL AIRPLANE CRASHES IN RESIDENTIAL AREA IN BRAZIL pic.twitter.com/iArmS1VvKE
— Sulaiman Ahmed (@ShaykhSulaiman) August 9, 2024
Për ngjarjen ka folur edhe presidenti brazilian Lula da Silva, duke u shprehur se gjasat janë që "të gjithë pasagjerët të kenë vdekur në aksident”.
“Unë do të doja që të gjithë të ngriheshin në këmbë që të mund të mbajmë një minutë heshtje sepse një avion sapo është rrëzuar në qytetin Vinhedo, në Sao Paulo, me 58 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit dhe duket se të gjithë kanë vdekur”, tha ai në një video-deklaratë të publikuar në platformën X. (A2 Televizion)