Municionet e SHBA në minimum, Trump: Hormuzi të rihapet ose Irani merr goditjen e rëndë

Nga Xhevahir Qardaku
5 Gusht 2026, 10:28 | Bota

Mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk ka luftë, por as paqe. Presidenti amerikan, Donald Trump, në një intervistë për “Fox News”, i kërkoi Teheranit që të mundësojë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për anijet e mallrave, pasi në të kundërt, sipas tij, mund të ndodhë një sulm i rëndë.

 “Ne i goditëm shumë fort. Por goditja e fortë ende nuk ka ardhur dhe shpresojmë që të mos na duhet ta përdorim. Shpresoj që të mos na duhet. Po zhvillojmë diskutime shumë të mira. Ata nuk duan ta pranojnë këtë, por, e dini, është pak shqetësuese. U thua njerëzve si ju: ‘Po zhvillojmë diskutime të mrekullueshme’, dhe më pas dikush nga Irani del dhe thotë: ‘Nuk jemi takuar. Nuk kemi biseduar’. Është thjesht një gënjeshtër”.

Presidenti amerikan shtoi më tej se nëse do të kishte lejuar Iranin të zotëronte një armë bërthamore, bota nuk do të ishte më e sigurt. “Tani nuk është më në gjendje që ta prodhojë një të tillë”, u shpreh Trump.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara, Irani dhe Omani raportohet se janë pranë një marrëveshjeje të përkohshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, të cilën Uashingtoni planifikon ta shpallë. Lajmi është raportuar nga “Axios”, duke cituar dy burime rajonale dhe një zyrtar amerikan.

Sipas burimeve, marrëveshja në diskutim përfshin një angazhim 60-ditor mes Omanit dhe Iranit, i cili mund të zgjatet më tej.

Ndërkohë, Sekretari i Luftës i SHBA-së, Pete Hegseth, ka kundërshtuar raportimet e CNN se ushtrisë amerikane i janë konsumuar 80% e raketave interceptuese THAAD dhe 50% e raketave Patriot që nga fillimi i luftës kundër Iranit.

Ky titull nuk është i vërtetë, CNN. Turp të kesh”, shkroi Hegseth në platformën X.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos