Administrata Trump i revokon vizën ambasadores së Brazilit, thellohet përplasja mes dy vendeve

Nga A2 CNN
4 Gusht 2026, 23:46 | Bota

Administrata Trump i revokon vizën ambasadores së Brazilit, thellohet

Administrata Trump i ka revokuar vizën ambasadores së Brazilit në SHBA, duke thelluar përplasjen midis Uashingtonit dhe Brazilias.

Një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit ka sqaruar se vendimi nuk është një shpallje  “non grata”. Zyrtari e përshkroi revokimin e vizës si një "veprim reciprok" ndaj asaj që ata e përshkruan si vonesë të Brazilit në dhënien e miratimit diplomatik, për të zgjedhurin e SHBA-së për ambasador në atë vend, Daniel Perez.

Administrata Trump i revokon vizën ambasadores së Brazilit, thellohet

Në deklaratë po ashtu vihet në dukje se revokimi "ndodh në kontekstin e disa mosmarrëveshjeve të tjera diplomatike që janë zhvilluar gjatë vitit të fundit", duke përfshirë refuzimin e Brazilit për t'u dhënë viza zyrtarëve amerikanë.

Zyrtari tha se ambasadores së Brazilit do t’i rikthehej menjëherë viza nëse do të jepej një argument për Daniel Perez-in.  

Ky veprim vjen përpara zgjedhjeve të tetorit në Brazil, ku presidenti aktual Luiz Inácio Lula da Silva do të përballet me Flávio Bolsonaron, djalin e ish-presidentit Jair Bolsonaro.

Bolsonaro i ri u takua me anëtarë të administratës Trump, përfshirë Presidentin Donald Trump, në fillim të këtij viti.
  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos