Situatë alarmante në Mallakastër, zjarri në Rriban rrezikon pyjet e Lofkëndit

Nga A2 CNN
5 Gusht 2026, 09:06 | Kronikë

Situatë alarmante në Mallakastër, zjarri në Rriban rrezikon

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës fshatin Rriban të Mallakastrës, duke u përhapur ndjeshëm dhe duke rritur rrezikun për avancim drejt masivit pyjor të fshatit Lofkënd.

Forcat e ndërhyrjes janë përqendruar në dy fronte, në Rriban dhe Lofkënd, me qëllim izolimin e vatrave dhe frenimin e përhapjes së flakëve.

Në operacion janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse nga Mallakastra, Fieri, Roskoveci, Berati dhe Kuçova, rreth 30 efektivë të shërbimit zjarrfikës, 35 punonjës të forcave bashkiake, si dhe dy autobote me ujë. Në ndihmë pritet të mbërrijnë edhe 35–40 trupa të Forcave të Armatosura.

Autoritetet bëjnë me dije se ndërhyrja po vështirësohet për shkak të terrenit të thyer, bimësisë së dendur, shtrirjes së madhe të zjarrit dhe intensitetit të lartë të flakëve.

Për shkak të situatës së krijuar, është vlerësuar e nevojshme ndërhyrja nga ajri për të ndihmuar në izolimin dhe vënien nën kontroll të vatrës së zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos