
Ministri i Jashtëm danez Lars Rasmussen dhe homologia e tij nga Groenlanda mbërritën në Shtëpinë e Bardhë, përpara takimit të tyre me Zëvendëspresidentin JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio. Ata hynë në Ndërtesën e Zyrës Ekzekutive, Eisenhoëer.
Mësohet se tema e diskutimit do të jetë Gadishulli i Groenlandës. Duke folur dje me gazetarët në Kopenhagen, Ministri i Jashtëm danez tha se takimi u kërkua nga Danimarka dhe Groenlanda, shkruan A2 CNN.
"Arsyeja jonë për të kërkuar takimin që na është dhënë ishte që të zhvendosim të gjithë këtë diskutim, i cili nuk është bërë më pak i tensionuar që nga takimi ynë i fundit, në një sallë takimi ku mund të shohim njëri-tjetrin në sy dhe të flasim për këto gjëra", shtoi Lars Rasmussen. (A2 Televizion)