
Diplomatët i kanë kërkuar Hezbollahut të japë garanci se nuk do të ndërmarrë veprime nëse Irani sulmohet nga SHBA-të ose Izraeli, sipas Reuters.
Mediat e huaja raportojnë se grupi paramilitar libanez, i cili është aleat me Iranin, nuk ofroi garanci të qarta, por nuk planifikon të ndërmarrë veprime nëse sulmi ndaj Iranit nuk është "ekzistencial".
Raporti erdhi pasi Donald Trump u premtoi protestuesve iranianë se "ndihma është duke ardhur" dhe premtoi "veprime shumë të forta" nëse qeveria vazhdon me ekzekutimet.
Hezbollahu ka qenë prej kohësh një forcë e madhe në rajon, por u dobësua nga një fushatë ushtarake izraelite, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se Irani prej disa ditësh është përfshirë nga protesta masive, pasi qytetarët bëjnë përgjegjës regjimin e Ajatollahut për krizën në të cilën ndodhet vendi. (A2 Televizion)