
Çmimet e naftës kanë shënuar rënie në tregjet ndërkombëtare, pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se Shtetet e Bashkuara nuk do të sulmojnë Iranin përpara zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor.
Sipas të dhënave të raportuara nga Reuters, kontratat e naftës bruto Brent, standardi ndërkombëtar i referencës, kishin rënë me rreth 1,10 dollarë, ose 1,1%, duke zbritur në 103,18 dollarë për fuçi.
Rënia vjen një rritjeje të ndjeshme që u shënua të enjten, kur çmimet e naftës u rritën me rreth 4%, të nxitura nga tensionet në Lindjen e Mesme dhe shqetësimet për ndërprerjen e furnizimeve globale me energji.
Deklaratat e Trump duket se kanë zbutur përkohësisht frikën e tregjeve për një përshkallëzim të mëtejshëm ushtarak mes Uashingtonit dhe Teheranit. Presidenti amerikan tha se dy vendet po zhvillojnë bisedime që i cilësoi si “produktive” dhe se SHBA-të nuk do të ndërmarrë sulme ndaj Iranit përpara zgjedhjeve të mesmandatit, të planifikuara për më 3 nëntor.
Megjithatë, pasiguria në tregjet e energjisë mbetet e lartë. Kërcënimet ndaj transportit detar në Gjirin Persik dhe në Ngushticën e Hormuzit, një korridor jetik për tregtinë globale të naftës, vazhdojnë të krijojnë shqetësime për furnizimet. (A2 Televizion)