Portreti i Zervës në Derviçan, arti nuk mund të vishet me provokime politike

Nga A2 CNN
9 Tetor 2026, 16:57 | Kulturë

Ekspozimii portretit të Napoleon Zervës në një galeri arti në Derviçan ka nxitur reagime të ashpra duke u cilësuar si njëprovokim i rëndë ndaj viktimave të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Fondacioni Çamëria Hasan Tahsini si dhe analistë publikë i kanëkërkuar zyrtarisht institucioneve kompetente të shtetit shqiptar të nisin një hetim të plotë përtë identifikuar personat që kanë propozuar dhe miratuar këtë ekspozim.

Atatheksojnë se është absurde që i njëjti shtet që e njeh me ligj gjenocidin çam,të lejojë nderimin e arkitektit të këtyre krimeve brenda kufijve të tij.

Ditën e djeshme kur kjo ngjarje u bë publike, dyert e galerisë u mbyllën, ndërsamëngjesin e sotëm, ekipi i A2 CNN ndonëse kërkoi një përgjigje zyrtare arritivetëm të hynte në ambientet e galerisë tashme të hapur, por pa portretin e Napoleon Zervës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos