Natë tmerri në Teheran, nuk ndalen shpërthimet. SHBA dhe Izraeli shtojnë sulmet, Trump: Nuk çojmë trupa, të luftojnë kurdët

Nga Rosalba Bejdo
6 Mars 2026, 15:30 | Bota

Orë tmerri për qytetarët e Teheranit, që thonë se kanë përjetuar natën më të keqe të sulmeve deri më tani. Izraeli njoftoi se kishte ndërmarrë valë bombardimesh të shkallës së gjerë kundër infrastrukturës në kryeqytetin Iranian dhe gjithashtu sulme të rëndë ajrore kundër periferive jugore të Bejrutit në Liban, të kontrolluara nga Hezbollah.

“Shtëpia u drodh për 5 minuta të tëra. Ishte nata më e keqe, nuk kemi fjetur nga shpërthimet e vazhdueshme’, tha një 30-vjecar Iranian për BBC. Intesifikimi I aksionit ushtarak vjen pasi sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth tha se sulmet amerikane do të përshkallëzoheshin në mënyrë të ndjeshme. Po ashtu  qielli I natës mbi Bejrut u ndriçua nga shpërthimet e shumta, pasi ushtria izraelite tha se kishte ndërmarrë 26 valë sulmesh duke shënjestruar qendra të komandës së Hezbollahut dhe depo armësh.

Ndërkohë, Garda Revolucionare e Iranit bëri të ditur se kishin shënjestruar zemrën e Tel Avivit me një operacion të kombinuar me raketa e dronë. Gjatë natës dronët iranianë goditën edhe bazën ajrore amerikane të Al Udied në Katar, më e madhja në Lindjen e Mesme. Nuk pati raportime për viktima. Në shënjestër u vu edhe baza ajrore e Ramat David dhe një zonë radarësh në Izrael, kampi I Al-Adirinë Kuvajt, ju janë të stacionuara forcat amerikane dhe një sulm me dronë në një bazë  që strehon trupa të SHBA në Ebil të Irakut.

Një zëdhënës i Gardës Kombëtare tha se iniciativa dhe armatime të reja do të përdoreshin së shpejti për ti bërë ballë agresionit Izraelito-Amerikan, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Në 7 ditë luftë, Irani ka shënjestruar shtetet egjirit, Qipron, Turqinë dhe Azerbajxhaqnin, me konfiktin që është zgjeruar në Oqeanin Indian ku SHBA fundosi një anije iraniane pranë Sri lankës.

“Kjo është një 'luftë ekzistenciale' për Iranin, duke na lënë pa zgjidhje tjetër veçse të kundërpërgjigjemi kudo nga vijnë sulmet amerikane”, tha Saeed Khatibzadeh, zv.ministër i Jashtëm Iranian.

Hezbollah në një mesazh të publikuar në hebraishte në kanalin e vet në Telegram, paralajmëroi izraelitët të largoheshin nga qytezat deri në 5km larg kufirit. Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk po konsideron dërgimin e trupave në Iran, duke e përshkruar këtë një humbje kohe. Por ai inkurajoi forcat kurde në Irak të ndërmarrin sulme kundër Iranit. “Mendoj se është e mrekullueshme qe ata duan ta bëjnë këtë”, tha Trump për Reuters.

Dy dronë iranianë shënejstruan një kamp opozitar në Kurdistanin irakian të enjten. Milicitë kurde iraniane janë konsultuar me SHBA se kur dhe si do të sulmojnë forcat e sigurisë së Republikës Islamike, sipas 3 burimeve me njohuri mbi çështjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos