NATO paralajmëron Kinën: Mos ta mbajë mirë edhe me Rusinë, edhe me ne

Nga Anisa Braho
26 Prill 2024, 07:02 | Bota

"Kina duhet të ndalojë së mbështeturi luftën e Rusisë në Ukrainë nëse dëshiron të gëzojë marrëdhënie të mira me Perëndimin", tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai paralajmëroi Pekinin me fjalë jashtëzakonisht të ashpra se nuk mund t'i ketë marrëdhëniet e mira me të dyja palët.

Gjatë një vizite në Berlin, shefi i aleancës ushtarake perëndimore tha se ndihma e Pekinit ishte jetike për përpjekjet luftarake të Moskës.

Stoltenberg paralajmëroi aleatët perëndimorë që të mos vareshin nga Kina aq sa kishin qenë nga Rusia. Por ai tha se nuk ishte tepër vonë që Ukraina të mbizotëronte luftën, pasi më shumë mbështetje nga Perëndimi ishte në rrugë e sipër, duke përfshirë më shumë se 60 miliardë dollarë ndihmë të re ushtarake nga SHBA-ja dhe premtoi mbështetje nga Britania e Madhe, në fillim të kësaj jave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos