NATO stërvitet në Kaliningrad?! Duda: Duam armë bërthamore të mbrohemi kundër Rusisë

Nga Erjon Dervishi
26 Prill 2024, 19:40 | Bota

Polonia dhe Lituania kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët në afërsi të enklavës ruse të Kaliningradit, Suolaki, vendi nga ku Moska kërcënon Europën. Stërvitjet përfshijnë më shumë se 1500 trupa. Mes tyre të pranishëm janë edhe shumë forca amerikane dhe portugeze. Presidenti i Polonisë, Andrej Duda theksoi se NATO duhet të pajisë me armë bërthamore krahun lindor të saj.

“Ju e dini shumë mirë se Rusia ka vite që po zhvendos armët duke përforcuar enklavën e saj të Kaliningradit. Nuk është sekret për askënd. Është Rusia ajo që i zhvendos armët e saj bërthamore në Bjellorusi. Ne kemi nevojë për një përgjigje adekuate dhe mendoj se e gjithë zona e NATO-s duhet të mbrohet fort me armë bërthamore. Programi i Ndarjes Bërthamore duhet të shtrihet në vendet në krahun lindor të NATO-s", tha Andrzej Duda, president i Polonisë.

Duke folur në stërvitje, Presidenti i Lituanisë tha se ideja e vendosjes së armëve bërthamore do të ishte një pengesë për Rusinë.

Suolaki është një zonë pak e populluar e territorit polak që shtrihet midis Bjellorusisë dhe enklavës ruse të Kaliningradit. Ajo është me rëndësi strategjike sepse marrja e saj nga Rusia do të izolonte shtetet baltike nga pjesa tjetër e NATO-s.

Sakaq, forcat ruse kanë përshpejtuar përparimin e tyre në perëndim të Avdiivkas, ka bërë të ditur Ministria Britanike e Mbrojtjes. Trupat e Moskës kanë krijuar një kalim të ngushtë në territorin ukrainas për të arritur në afërsi të Harkivit.

Që kur trupat ruse morën kontrollin e Avdiivkës deri në mesin e shkurtit 2024, ky ishte një nga zonat kryesore në të cilat u përqendruan operacionet ruse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos