Një nga universitetet më të njohura në Los Angeles ka vendosur të anulojë ceremoninë e diplomimit të studentëve për shkak të protestave pro Palestinës dhe kundër dhunës në Gaza, që janë përhapur në të gjitha kampuset universitare anembanë vendit.
Prej ditësh tashmë, shumë universitete kanë pezulluar mësimin, teksa të tjerë kanë preferuar të kalojnë në mënyrën online, kjo edhe për shkak të shtimit të akteve të dhunës antisemite.
Për këto arsye, Universiteti i Kalifornisë Jugore në Los Anxhelos vendosi të marrë këto masa drastike duke i justifikuar me motivet e sigurisë.
Protestat në universitete nisën në fillim në Kolumbia, aty ku u ngrit dhe një kamp, për t’u zhvendosur më pas në Atlanta, Emory etj..
Në disa raste u shënuan dhe momente përplasje mes protestuesve dhe policisë, me efektivët që nuk ngurruan të përdorin dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmat.
Aktivistët kanë bërë thirrje që universitetet të "zhvishen nga gjenocidi" dhe të ndalojnë investimin e fondeve të mëdha shkollore në kompanitë e përfshira në prodhimin e armëve dhe industri të tjera që mbështesin luftën e Izraelit në Gaza. (A2 Televizion)