"Ndërhyrja ruse" në zgjedhjet e 2016, Trump akuzon Obamën

Nga A2 CNN
22 Korrik 2025, 20:45 | Bota

"Ndërhyrja ruse" në zgjedhjet e 2016, Trump akuzon

Presidenti Donald Trump deklaroi se do të “ndjekë njerëzit” që u përpoqën për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016, duke pretenduar se Rusia u mundua të ndikonte në rezultat.

“Pavarësisht nëse është e drejtë apo e gabuar, është koha për ta ndjekur çështjen”, tha Trump në Zyrën Ovale, para takimit me Presidentin e Filipineve, shkruan A2.

Trump këmbënguli se Barack Obama ishte fajtor për atë që ai e quajti rol të tij në përdorimin e inteligjencës si armë, duke e quajtur ish-presidentin demokrat “udhëheqësin” e komplotit.

“Obama është kapur drejtpërdrejt”, tha Trump, duke shtuar se veprimet e tij përbënin “tradhti”.

“Kjo është si provë se Obama ishte kryengritës, se Obama udhëhoqi, po përpiqej të udhëhiqte një grusht shteti me Hillary Clinton. Kishte edhe njerëz të tjerë, por Obama e udhëhoqi atë”, tha Presidenti i SHBA-së.

Javën e kaluar, Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, deklasifikoi dhe publikoi dokumente të reja të inteligjencës, të cilat ajo i pretendoi se ishin prova të një “komploti” nga zyrtarë të lartë të administratës Obama për të krijuar idenë se Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos