Ndërpritet energjia elektrike në të gjithë Ukrainën, Franca dërgon raketat e radhës

Nga A2 CNN
15 Maj 2024, 07:12 | Bota

Ndërpritet energjia elektrike në të gjithë Ukrainën,

Ukraina ka vendosur të ndërpresë furnizimin me emergjencë të energjisë elektrike në të gjitha rajonet e vendit, pasi sulmet ruse ndaj centraleve elektrike, e kanë bërë atë të paaftë për të përballuar temperaturat e ulëta të ditëve të fundit.

Kjo u bë e ditur nga operatori shtetëror i energjisë Ukrenergo. “Nga ora 21:00 deri në orën 24:00, Ukrenergo është e detyruar të prezantojë ndërprerje të kontrolluara emergjente, në të gjitha rajonet e Ukrainës. Arsyeja për këtë është një mungesë e konsiderueshme e energjisë elektrike në sistem, si rezultat i sulmeve ruse dhe rritjes së konsumit për shkak të të ftohtit”, thuhet në një postim.

Ndërkohë, Franca do të dërgojë një grup të ri raketash tokë-ajër Aster, për të rifurnizuar sistemin e mbrojtjes ajrore franko-italiane Samp/T-Mamba që mbron Kievin.

Kështu deklaroi ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, i cituar nga mediat ndërkombëtare, duke përfshirë kanalin në gjuhën ruse BBC dhe Al Jazeera.

"Unë mund t'ju njoftoj se sapo kam nënshkruar një grup të dytë të raketave Aster, pikërisht për të lejuar Samp/T-të që u kemi dhënë partnerëve tanë italianë të vazhdojnë të operojnë duke qenë se përfshin interceptimin e raketave ruse që mund të sulmojnë Kievin", tha Lecornu në një seancë parlamentare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos