Ndërron jetë krijuesi i pistoletës Glock

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2023, 08:00 | Bota

Ndërron jetë krijuesi i pistoletës Glock

Gaston Glock, inxhinieri austriak që shpiku pistoletën “Glock”, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.

Lajmi u dha nga kompania e tij, e cila në njoftimin e saj për humbjen u angazhua se do të vijojë punën në frymën e Gaston.

Pistoleta “Glock”, është një armë e përdorur gjerësisht nga forcat e armatosura, personeli i sigurisë dhe kriminelët në mbarë botën.

Fama e saj u çimentua nga kultura pop amerikane dhe shfaqjet në filmat e suksesshëm të Hollivudit, duke përfshirë këtë filmin fantastiko-shkencor “The Matrix Reloaded”.

Ndërron jetë krijuesi i pistoletës Glock

Me gjithë popullaritetin që krijoi, Glock përshkruhej si një miliarder i izoluar që kaloi shumicën e kohës në një pronë buzë liqenit në Austri.

Ai dilte rrallë në lajme, duke bërë tituj vetëm kur një libër për biznesin e tij u botua në vitin 2012, pas një divorci nga gruaja e tij e parë në vitin 2011 dhe kur një bashkëpunëtor biznesi u përpoq ta vriste në fund të viteve 1990. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos