Ndodh në Itali, policia sekuestron 39 tonë ëmbëlsira para Krishtlindjeve

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2023, 15:45 | Bota

Ndodh në Itali, policia sekuestron 39 tonë ëmbëlsira para

39 tonë ëmbëlsira tradicionale dhe lëndë të para që përdoren në përgatitjen e tyre, janë konfiskuar në Itali tri ditë para Krishtlindjeve pasi nuk ishin ruajtur në kushtet e përcaktuara higjienike ose nuk posedonin certifikatat e nevojshme të origjinës së përbërësve.

Hetimet e karabinierëve çuan në zbulimin e ëmbëlsirave që ruheshin në gjendje të keqe konservimi ose në ambiente jashtë kushteve të duhura strukturore-higjienike, të pushtuara nga parazitët.

Kontrollet janë kryer në rreth 1000 kompani me parregullsi dhe janë vendosur gjoba që në total shkojnë deri në 423 mijë euro.

Në Bolonja u sekuestruan 24 tonë fruta të thata të kontaminuara nga mykotoksina, substanca me origjinë mykotike të rrezikshme për shëndetin. Për më tepër, mbi 500 ëmbëlsira panetone, pandoro dhe ëmbëlsira të tjera tipike për Krishtlindje, u hoqën nga tregu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos