All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Konflikti në Gaza, Putin telefonon Abu Mazen dhe i premton mbështetje

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2023, 13:44 | Bota
All - Paragraf - 1

Konflikti në Gaza, Putin telefonon Abu Mazen dhe i premton mbështetje

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe presidenti palestinez, Abu Mazen, diskutuan konfliktin në Lindjen e Mesme gjatë një bisede telefonike.

All - Paragraf - 3

Kremlini bëri të ditur se Putini shprehu mbështetje për përpjekjet e forcave të PNA, foli për iniciativa për depërshkallëzimin e konfliktit dhe premtoi se do të vazhdojë dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza.

Presidenti rus konfirmoi gjithashtu ftesën për Abu Mazen për të vizituar Rusinë në një datë që mbetet për t'u rënë dakord.

Ndërkohë ministria ruse e Emergjencave do të dërgojë 20 tonë ndihma humanitare për popullatën e Rripit të Gazës.

All - Paragraf - 6

Misioni humanitar po kryhet me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe me udhëzimet e ministrit rus të Emergjencave Alexander Kurenkov. Ngarkesa përfshin ushqime, ilaçe, veshje dhe nevoja të tjera. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos